Rama sulmon opozitën: Janë ngujuar në çadër sepse kanë frikë nga reforma në drejtësi
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën pak pasi Kuvendi miratoi ngritjen e komisioneve të reja “ad-hoc” të Vettingut. Sipas Ramës opozitë është ngujuar në çadër sepse ka frikë nga reforma në drejtësi.
“Një gjë është shumë e qartë; që mos kryerja e procesit të vettingut cenon rëndë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, vonon uljen në tryezën për të negociuar anëtarësimin. PD është gati për të na ndarë për së gjalli nga Evropa ku duam të jemi pjesë vetëm për t’u shmangur ballafaqimit me drejtësinë të atyre që kanë kusure për të larë në një shtet të së drejtës. Vettingu mund të vonohet, por pastrimi i pallatit të drejtësisë nuk ndalohet dot. Vendosja e të gjithëve përpara drejtësisë si qytetarë të barabartë nuk ndalohet. Ata që janë ngujuar në çadër janë ty nga frika nga drejtësia”, tha Rama.