Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho flet për Nënë Terezën në BBC

Moderatori Matthew Parris do ta shoqërojë Ermonelën në këtë transmetim në rrjetin e madh BBC, gjegjësisht në BBC 4.

Mysafirët zgjedhin personazhin kryesor i cili ka shërbyer si inspirim për një karrierë të suksesshme.

BBC ka këtë cikël emisionesh, ndërsa të martën me fillim prej orës 17:30 ishte  sopranoja Ermonela Jaho, e cilësuar nga kritika si një ndër sopranot më të njohura në botë, shkruan KultPlus.

Jaho ka folur për tridhjetë minuta mbi Nënën Terezë, për bamirësen shqiptare e cila duket se ka qenë ogur i mirë në rrugëtimin e Ermonelës. Moderatori Matthew Parris e ka shoqërojë Ermonelën në këtë transmetim në rrjetin e madh BBC, gjegjësisht në BBC 4.

Ermonela mbetet ndër sopranot më aktuale momentalisht në botë, e cila me rolet e saj ka bërë për vete fansat gjithandej.

Please follow and like us: