Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënohet me vdekje nga serbët kryetari i Preshevës

Menjëherë pas deklaratave për bashkim kombëtar, kryetari i Luginës së Preshevës Jonuz Musliu është kërcënuar me vdekje.

Jonuz Musliu ka rrëfyer për gazetën Bota sot për kërcënimet që ka marrë. “Kryesisht kanë qenë kërcënime në baza kombëtare por edhe familjare. Më kanë thënë: ‘Pse nuk po shkon të jetosh në Shqipëri dhe në Kosovë, por po jeton këtu?

Kjo ka ardhur pas deklaratës që kam thënë se kam refuzuar taksat e Serbisë dhe i marr ato shqiptare.

Më kanë thënë ‘kemi me të vra, me të pre, nuk mund të bësh çka të duash në Serbi’”, ka deklaruar Musliu.

Ai thotë se kërcënimet i janë bërë përmes Facebook-ut dhe telefonit, në emër të policisë serbe, e për këtë ai ndihet i rrezikuar dhe i ka njoftuar ambasadat dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

I kam lajmëruar ambasadat dhe ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Ata janë duke e përcjellë situatën”, thekson ‘Presheva Jonë’.

I pyetur nëse ka siguruar mbrojtje pasi ndihet i rrezikuar dhe kërcënuar, Musliu ka thënë se e vetmja mbrojtje që ka është populli shqiptar i Luginës.

Natyrisht që ndihem i rrezikuar por njëherë nuk kam marrë mbrojtje. Nuk kam mbrojtje përveç popullit shqiptar që i kanë në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Jonuz Musliu.

Deklaratat e tij erdhën pas atyre të Ramës dhe Thaçit se nëse BE venit shpresat për integrimin atëherë Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën.

Please follow and like us: