Albspirit

Media/News/Publishing

Trump takon Gentilionin: Forcimi i Evropës dhe lufta kundër ISIS të rëndësishme

Një Evropë e fortë është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara  por në Libi, SHBA-ja nuk dëshiron asnjë rol tjetër përveç atij te eleminimit të terrorizmit.

Janë këto disa nga mesazhet që deklaroi dje, Donald Trump, në konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin italian, Paolo Gentilioni.

Presidenti amerikan ka pritur në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin dhe menjëherë e ka falenderuar për rolin e një partneri kyç në luftën kundër terrorizmit dhe lidershipin e treguar për stabilizimin e Libisë. Duke definuar SHBA-në dhe Italinë si vende miq dhe partnerë vital,  Trump ka dashur ti kujtojë gazetarëve të mbledhur në dhomën lindore te Shtëpisë së Bardhë që Italia është një nga partnerët tregtar më të mëdhenj për Amerikën, kështu që me Italinë ai synon të ketë marrëdhënie tregtare që të jenë të ekuilibruara reciproke të barabarta dhe në përfitim për të dy vendet.

Është në interes të të gjithëve që Evropa të jetë e fortë dhe ne do ta ndihmojmë të jetë e tillë ka theksuar lideri amerikan që në fushatën e fundit elektorale kishte lavdëruar publikisht Brexit. Për sa i përket rolit të SHBA-së në Libi, Trump shpjegoi që nuk shikon asnjë mundësi, por theksoi se shikon një rol në luftën për eliminimin e ISIS. Për SHBA-të mbetet prioritet eliminimi i terrorizmit pavarësisht se ku ai ndodhet në Irak, Libi ose diku tjetër.

Këtë ai e deklaroi sapo Gentilioni përfundoi tha se  roli i SHBA-së për një Libi të fortë dhe stabël është thelbësor dhe kujtoi suksesin e operacionit kundër ISIS, mbështetur nga SHBA-ja, në qytetin e Sirtës megjithëse bombardimet ajrore i kishte urdhëruar Obama dy ditë para largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ndoshta Trump kishte ndërmend me termin anije, faktin që nuk mund të dërgonte trupa amerikane ne terren.

Në konferencë u fol edhe për NATO-n që tani për Trump nuk është më e vjetëruar siç kishte deklaruar në fushatën elektorale.

Ishte Gentilioni ai që duke ju përgjigjur një gazetari amerikan theksoi se Italia është impenjuar të çoj në dy për qind të GDP-së shpenzimet ushtarake ashtu siç i ka kërkuar me ngulm SHBA-ja.

“Jemi mësuar që ti mbajmë premtimet tona . E dimë që do jetë një proces gradual por ne e kemi nisur. Italia ka vështirësi financiare në këto momente për shkak të krizës por impenjime për një mbrojte të përbashkët ne kuadrin e NATO-s është shumë i qartë”, theksoi Gentilioni.

Duke u nxitur nga falenderimet qe i bëri Trump për faktin qe Italia është shteti i dytë mbas SHBA-së për numrin e ushtarëve të dërguar në Irak dhe Afganistan, Gentilioni, vuri në dukje  se jemi krenarë për impenjimin tonë jo vetëm në terma financiar në kuadër të NATO-s por edhe ne termat e sigurisë në pjesë të ndryshme të botës që nga Ballkani deri ne vendet Balltike.

Ndërsa për sa i përket Sirisë, Italia nuk është e impenjuar direkt dhe nuk synon të ndryshojë këtë pozicion pasi  sipas mendimit të tij në Damask duhet një zgjidhje politike e jo ushtarake.

Tashmë Trump dhe Gentilioni do te takohen në Itali, një vend spektakolar  sipas deklaratës së Trump.

Please follow and like us: