Eureporter: McAllister në Tiranë, opozita bllokon rrugët
Qarqet diplomatike te Brukselit i druhen skenarit te dhunës dhe trazirave ne Shqipëri, per shkak te protestës se opozitës dhe paralajmërimit per përshkallëzimin e saj, duke nisur nga dita e hëne, kur përkon edhe vizita e delegacionit ndërmjetësues te Parlamentit Europian. Portali “Eureporter” raporton se opozita i ka rezistuar thirrjeve te përfaqësueses se larte te BE-se Mogherini per t’i dhëne fund bojkotit dhe per t’iu kthyer rrugës institucionale parlamentare, duke marre pjese ne procesin e vetingut. por sipas analizës, situata mund te përshkallëzoje te hënën.
“Te hënën, opozita shqiptare paralajmëroi se do te bllokoje rrugët si pjese e protestës se saj dy-mujore per qeveri teknike qe do ta drejtoje vendin drejt zgjedhjeve. Lideri demokratik Lulzim Basha i ka kërkuar mbështetësve te bllokojnë rrugët kombëtare ne mesdite ne 24 prill, ditën kur negociatat e Parlamentit Europian pritet te mbërrijnë ne Tirane. Është shtuar frika se vizita e delegacionit te parlamentit do te koincidoje me shpërthimin e dhunës ne rrugët e Tiranës.”
Sipas Eureporter, kjo frike e qarqeve diplomatike ne Bruksel është shtuar nëse merren per baze edhe komentet e bëra nga Basha per mbështetësit e tij te tipit “Doni lufte? Lufte do te ketë!” Kërcënimet per dhune kane lene ne hije zgjedhjet e qershorit. Portali saktëson se përveç kreut te komisionit te jashtëm ne Parlamentin Europian Mcallister dhe raporterit për Shqipërinë Flekenshtejn, ne Tirane do te vije edhe nje përfaqësues i larte i kancelares Merkel, ndërsa nuk do te jete eurodeputet sllovak Kukan per shkak te angazhimeve te tij te tjera. Nje zyrtar i Parlamentit Europian thotë se Europa po përgatitet per opsionin e bojkotit te zgjedhjeve nga opozita.
“Duket e qarte se Europa po përgatitet per skenarin qe Partia Demokratike nuk do te marre pjese ne zgjedhje. mendoj se kjo do te jete e vështire, por e menaxhueshme.”
Eureporter përfundon analizën e saj me apelet ne kor te përfaqësuesve te larte europiane drejtuar opozitës, përfshire edhe dy ministrat e jashtëm Gabriel e Koenders qe vizituan ketë jave Tirane, per t’i dhëne fund bojkotit te parlamentit dhe per te marre pjese ne zgjedhje.