BE-SHBA, i hapur opsioni për sanksione ndaj Gruevskit
Zvarritja e krizës politike në Maqedoni duket se do të detyrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian të ndërmarrin një hap izolues ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilit i është kërkuar të mos pengojë formimin e qeverisë së re.Gazeta greke “To Ethnos” raporton se aktorët e BE-së kanë hedhur në tryezë çështjen e sanksioneve ligjore kundër Gruevskit por edhe zyrtarëve të tjerë të VMRO-DPMNE-së dhe për të parandaluar zhvillimet kaotike në Maqedoni.
Sipas gazetës edhe SHBA tani preferojnë disa masa të tilla në bashkëpunim me BE-në, të njëjta me sanksionet e mëparshme kundër udhëheqësve të serbëve në Bosnje.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit bëri të qartë ditët e fundit se nuk ka ndryshim në politikën e SHBA në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, duke mbështetur ambasadorin Xhes Baily, për të cilin udhëheqja e VMRO-DPMNE-së thotë se nuk shpreh qëndrimet e administratës së presidentit Trump dhe se i shërben interesave të George Soros. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha SHBA do të punojë me partnerët e saj evropianë për të ndaluar liderët të cilët vënë pengesa në zhvillimin e Maqedonisë.
http://www.ethnos.gr/diethni/arthro/telesigrafo_ipa_se_gkrouefski-65122419/