Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol TERIHATI: Ndjesë Eni, që Komandanti ta bëri pak pis ditën sot

Komandanti e hapi diten sot me nje lajm vertet fantastik.
Lajmi: Nder 2000 studentet me te mire te universitetit me te madh ne bote Havardit, veçohet nje vajze nga nje familje e thjeshte nga Pogradeci…
Me te vertete shume bukur kur lexon edhe rrefimin e Enit per realizimin e endrres se saj. Nje histori qe duhet perfshire ndoshta ne tekstet mesimore per tu bere shembull frymezimi pe çdo te ri dhe femije qe te mesoje se ne jete mund te fitosh gjithshka vetem me pune dhe besim tek vetja…
Deri ketu fantastike apo jo…
Po kush e perhap kete lajm?
Kryeministri i Shqiperise…
Ok…
Tani une kisha pak pyetje per ti bere Komandantit…
P. sh.:, Kjo Eni nga Havardi mund te rije ne krah te deputeteve kriminele qe solle eskluzivisht ty ne Parlament?
Me thuaj po apo Joooo…?!
A mund Eni dhe mijra te tjere ekselente si Eni te drejtojne nje ekonomi te kriminalizuar dhe kanabizuar si kjo qe ndertove zotrote keto 4 vjet…?
A mundet Eni dhe shoket e saj te ndertojne demokraci funksionale kur Vetem Ti Komandant dhe Kim Jong Un jeni ne boten moderne dy politikanet qe e quani normale te beni zgjedhje pa opozite?
Po apo Joooo…?!
Eni rruge te mbare ne rrugen fantastike te dijes dhe lum prinderit qe te kane…
Ne emer te shoqerise shqiptare ndjese qe te beme pak pis sot…

Please follow and like us: