Dule i përgjigjet ironive të Ramës duke zbuluar simptomën e tij
Pas ironive që Edi Rama lëshoi nga Finiqi, vjen dhe reagimi i Vangjel Dules i cili pretendon se ka zbuluar simptomën e kryeministrit. Me anë të një postimi të shkurtër në ‘Twiter’, Dule thekson se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të ‘sindromës hubris’.
Gjatë takimit të paradites ku shpërndau legalizime falas, Rama tha se vetëm kisha mund ta thërrasë Vangjel Dulen në rrugë të drejtë.
“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë”, tha Rama.