Denion Meidani: As diktaturat më të egra të botës së narkotrafikut nuk e pengojnë protestën
Z. Qato: dy ministra e disa deputete te mazhorances perpos mediave investigative te BE e SHBA dhe sherbimet e inteligjences se ketyre vendeve kane akuzuar e demaskuar lidhjet dhe perfshirjen e policise me narkotrafikun. Keta ministra e deputete ne fjale madje kane akuzuar policine e kane demaskuar skema per perfshirjen e saj ne manipulim, apo me mire te themi ne grabitje te procesit zgjedhor. Plantacionet, pistat e improvizuara te avioneve narkotransportues dhe tonelatat e zbuluara deri dhe tek Rezervat e Shtetit perhapen ne territor e lajme si murtaja kaq vite e ne vazhdim. Ndaj zoteri i nderuar nuk jane protestuesit e neserm, sikur thoni ju, ata qe vertete cenojne lirite e qytetareve, rendin publik, bashkejetesen shoqerore dhe ekonomine e bizneseve por jane segmentet e policise se narkotrafikut dhe shefat e tyre qe jane kanceri i vertete i ketij vendi qe lengon e shpreson. Ju vazhdoni “në përputhje me parashikimet e nenit 21 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 ”Për tubimet” e regjistroni dhe pergjoni “çdo shtetas dhe çdo automjet” e autokombajne “që i vihet në dispozicion një manifestimi të tillë” dhe me pas bashkë me provat përkatëse paraqitini ku te doni se bashku me kallezimin e qaravitjen tuaj penale perkatese sepse as ne diktaturat me te egra te botes se narkotrafikut nuk ka trembur e penguar dot protesten, qendresen, mosbindjen e revolten qytetare per demokraci, progres, nje jete me te mire e te sigurte. Shihemi neser pra ne ane te kunderta te barrikades une nga ana e luftes paqesore dhe te drejte per zgjedhje te lira e kunder kanabizimit te vendit drejt gremines dhe ju ne anen tuaj qe dihet tashme se cfare perfaqeson e ku po na çon…
Please follow and like us: