Albspirit

Media/News/Publishing

Hakerat rusë ndërhyjnë edhe në fushatën presidenciale në Francë?!

Fushata e kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron u ka thënë mediave se kanë qenë objekt i një sulmi nga hakerët që kanë lidhje me Rusinë.

Përpjekja për të hyrë në të dhënat e fushatës, sipas shefit të fushatës së Macron, Mounir Mhajoubi ka ndodhur në muajin dhjetor.

Ai konfirmoi një raport të firmës për sigurisë kibernetike, Trend Micro, që ka listuar 160 përpjekje për spiunazh elektronik nga një grup hakerësh të quajtur “Pawn Storm”, për të cilin, agjencitë e inteligjencës amerikane, kanë thënë se është krah i aparatit rus të inteligjencës.

“Është serioze por asgjë nuk është kompromentuar”, tha për AP, Mahjoubi.

Kompania Trend Micro ka thënë se hakerët kanë krijuar një faqe të rreme të internetit, me qëllim që të vjedhin fjalëkalimet e stafit të fushatës së Macron.

Zyrtarët rusë kanë mohuar vazhdimisht se sulmet kibernetike janë kryer nga shteti i tyre.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, që u mbajtën të dielën, Macron fitoi mbi 24 për qind të votave. Ai në raundin e balotazhit, që do të mbahet më 7 maj, do të përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila përkrah raprotet më të mira me Rusinë.

Please follow and like us: