Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit

Ditën e nesërme në orën 17:00 Kuvendi do të mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e katërt për zgjedhjen e  Presidentit të ri të Republikës.

Tre raundet e para janë djegur pasi mazhoranca nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë në pritje që opozita të marrë pjesë në parlament për këtë zgjedhje. Si Rama dhe Meta deklaruar se votat i kanë për të zgjedhur Presidentin, por është e rëndësishmë që Presidenti i ri të ketë konsensusin e të gjitha palëve.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit u dogj sot. Seanca e sotme pati një rrjedhë tjetër nga dy të parat. Gramoz Ruçi tha se Partia Socialiste vendos të zgjedhë presidentit të ri të vendit që nesër, madje edhe pa votat e LSI.

Me një fjalim në Parlament, në emër të deputetëve socialistë, Ruçi i kërkoi Ilir Metës të marrë një vendim nëse do të votojë presidentin e ri të vendit nesër, apo do të vazhdojë të “mbajë anën e çadrës”.

Ruçi i kujtoi Ilir Metës së kishte favorizuar për 4 vjet opozitën në parlament, por tani ishte koha të reflektonte.

Please follow and like us: