Albspirit

Media/News/Publishing

Ruçi godet Metën, akuza për tradhti dhe kërkesa për reflektim

Partia Socialiste vendos të zgjedhë presidentit të ri të vendit që nesër, madje edhe pa votat e LSI, tha Gramoz Ruçi. Me një fjalim në parlament, në emër të deputetëve socialist, Gramoz Ruçi i kërkoi Ilir Metës të marrë një vendim nëse do të votojë presidentin e ri të vendit nesër, apo do të vazhdojë të “mbajë anën e çadrës”.

Ruçi i kujtoi Ilir Metës së kishte favorizuar për 4 vjet opozitën në parlament, por tani ishte koha të reflektonte.

“Sot dogjëm raundin e tretë edhe pse kemi votat që në raundin e parë.  Opozita nuk erdhi. Ju na kërkuat para një jave në Hotel Dajti që ne tu jepnim dakordësinë tonë që ju ti drejtoheshit me një letër PPE të cilët në përvojën time asnjëherë nuk kanë qenë shuëm dashamirës me PS. Megjithatë ne ramë dakord dhe ju i çuat ftesë atyre.

Në negociata u takuam dhe ishim bashkë zoti kryetar. Siç duket këto ndërkombëtarët ne socialistëve na e kanë marrë dorën. Na kërkuam të thellohemi megjithëse nuk është pranuar as ndërmjetësim deri tani. Ne na është kërkuar të thellohemi, edhe pse ramë dakord. Na kërkuan që të thellohemi jashtë çdo llogjike Kushtetuuese, demokratike dhe njerëzore. Ne sigurisht që i duam dhe respektojmë Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj. Pasi ne shqiptarët të them të drejtën, Gjermaninë e kemi, siç thoshim kur ishim propagandist unë dhe Saliu, se Saliu se pranon e kemi “fener ndriçues” për standardet, për respektin që kanë për të drejtat e liritë. Ajo që na çudit ne është se dhe gjermanet kur ardhkan në Shqipëri, bëjnë si ne. Na kërkojmë që të bëjmë gjëra që as njerëzit s’kanë ndërmend t’i bëjnë. Na kërkuan që të shtyjmë zgjedhjet, të prekim qeverinë, vetëm për të pushuar të qarat e familjes që bërtet në kupë të çadrës, se do edhe topin, edhe penalltinë, edhe portën bosh. Ju në tavolinë zoti kryetar u treguar shumë i lumtur, edhe pse këto kërkesa ishin absurde. Kryeministri ynë nuk u tha as po e as jo, siç do doja unë të thoshte, por dha të kuptohej se jemi të gatshëm të diskutojmë qe PD të vijë e të votojë Vetingun. Pa kaluar as 5 minuta, mora vesh se Zoti Basha iku më parë se erdhi nga Pallati i Brigadave. Zoti Meta unë pyes: Çfarë po ndodh kështu? Të imagjinojmë sikur ne socialistët të sillemi kështu si sillet PD me qeverinë, me kushtetutën, ligjin dhe rregullat, dhe Saliu, zoti Kryetar, i imi dhe i yti të vazhdonte të na lutej: “Amani ejani ju socialistë dhe jut ë LSI të na lutej, Amani hajdeni se unë nuk bëjë dot pa ju!” Ju zoti Kryetar keni 4 vite që i keni dhënë Saliut fjalën dy herë më shumë se ne, megjithëse ne jëmi tre herë më shumë në proporcion. Mendoni për një cast që ne për 4 vjet kërkuan vetëm një gjë, të bënim replikë dhe as Saliu dhe as Jozefina, nuk na lejuan ne, dhe e futën në të ashtuquajturën rregullore, në paketën e tre igjeve të famshme për të siguruar gjasme ftesën e BE.

Ka kufij kjo punë zoti Kryetar. 1 milion njerëz që na kanë votuar për ta qeverisur këtë vend, po vazhdojnë të shohin se si na merr peng një çadër që e ka hallin tek vetting dhe te drejtësia. Përgjigja ime është vetëm një: Dialogu ka ndaluar. Ne duhet të kryejmë funksionet kushtetutese, që duhet të zgjedhim presidentin e vendit nga ky parlament, që ka të drejtën morale, kushtetuese ligjore që ia kanë dhënë 1 milion votues. Sa për dijeni zoti kryetar ne socialistët I kemi bërë llogaritë tonë që I kemi pasur dhe pot ë duam I kemi votat ta zgjedhim presidentin edhe pa LSI, por unë shpresoj të mos na detyroni të dalim mbi moralin e kësaj force politike se PS nuk dëshiron të zgjedhë me forcën e numrave këtë çështje kaq të rëndësishme për 5 vitet e ardhshme se ne kemi gjykuar se do zgjedhim ë parin e vendit, presidentin jo presidentin e fondacionit Qemal Stafa.

Prandaj zoti kryetar, ju takon juve që jeni vendosur si ndërmjetës dhe intelokutor mes palëve dhe thashë do flas troç keni anuar nga pala tjetër dhe mirë keni bërë për të arritur tek ai pikësynim I përbashkët. Prandaj do ju kërkoja të reflektoni për të mos e mbyllur këtë parlament me një dështim të tillë të paarsyetuar, të paligjëruar vetëm e vetëm për hatër të çadrës. Ndërkohë që si Kryetar i Kuvendit ju kërkoj të mbledhim konferencën e kryertarëve për të shqyrtuar kërkesën e PS, që qysh nesër të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje sipas kushtetutës. Ju mund të kërkni edhe një tryezë tjetër dhe ata prap mund të mos e përfillin në mënyrën më të keqe të mundshme. Kërkoj mbledhjen e konferencës së kryetarëve ta zgjedhim presidentin e republikës ose nesër të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.

Please follow and like us: