Kush është Talat Xhaferi, kryeparlamentari i ri i Maqedonisë?
Talat Xhaferri, ushtaraku egocentrik i Armatës së Jugosllavisë dhe më pas Armatës së Maqedonisë së fundi u zgjodh kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë. Në një kohë kur parlamenti maqedonas është përfshirë nga dhuna dhe tensionet. Protestat erdhën fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të shqiptarit Talat Xhaferi. Por kush është Talat Xhaferi që u zgjodh kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë.
Ai u lind më 15.04.1962 në fshatin Forinë të Gostivarit. Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak. Pas kësaj vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, ashtu që u regjistrua dhe studioi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ drejtimi këmbësori në Beograd dhe më pas Sarajevë.
Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj. Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lart dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.
Më 28 prill të 2001, derisa po zhvillohej konflikti i armatosur në Maqedonisë mes forcave maqedonase të sigurisë dhe UÇK-së, Xhaferri braktis radhët e Armatës së Maqedonisë dhe kaloi në radhët e UÇK-së. Ai në këtë periudhë u njoh me nofkën komandant Forina.
Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, duke u zgjedhur deputet, zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i mbrojtjes në shkurt të 2013. Rikthehet si deputet në mandatin e kaluar, ndërsa me rizgjedhjen në si deputet në zgjedhjet e fundit, ai është propozuar për postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë.
Xhaferi është shqiptari i dytë në post pas Vullnet Starovës i cili ishte kryetar i Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të federatës së Jugosllavisë nga viti 1986 – 1991. Në përgatitjen e fundit profesionale shkruan se ai ka mbrojtur titullin e magjistrit të mbrojtjes, në Fakultetin filozofik, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, Shkup. (INA)