Albspirit

Media/News/Publishing

KQZ: Përfundimisht 17 parti në listën e zgjedhjeve

Është konfirmuar zyrtarisht numri i partive politike që do të jenë pjesë e listës së garimit në zgjedhjet e pritëshme të 18 qershorit.

Sipas KQZ, brenda afatit të përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor, kanë depozituar lista shumemërore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet për Kuvend, 17 parti politike.

Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore:

  1. Partia Komuniste e Shqipërisë,
  2. Sfida për Shqipërinë,
  3. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen,
  4. Partia Lista e Barabartë,
  5. Partia Uniteti Kombëtar,
  6. Aleanca Popullore për Drejtësi,
  7. Partia Demokracia Sociale,
  8. Partia Aleanca Demokratike,
  9. Partia Kristian Demokrate,
  10. Levizja Socialiste për Integrim,
  11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,
  12. Partia për Drejtesi Integrim Unitet,
  13. Partia Social Demokrate,
  14. Partia Socialiste e Moderuar,
  15. Partia Socialiste,
  16. Fryma e Re Demokratike,
  17. Partia Aleanca Demokristiane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore.

Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin  e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj.

I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

Please follow and like us: