Albspirit

Media/News/Publishing

Trupat amerikane rrethojnë kufirin verilindor të Turqisë

SHBA-ja ka vendosur trupa në kufirin verilindor të Sirisë me Turqinë në një përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e luftimeve mes forcave turke dhe njësive të milicisë kurde.

“Forcat e koalicionit po kryejnë patrullime të përbashkëta përgjatë kufirit verilindor  për të vlerësuar raportet që lidhen me konfliktet dhe zjarret ndërkufitare midis forcave  turke dhe  kurde të sigurisë”, deklaroi një zyrtar amerikan.

Koalicioni  udhëhequr nga SHBA-ja gjithashtu u bëri thirrje turqve dhe kurdëve të “mbeten të përqendruar në luftën për të mundur ISIS, i cili është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë rajonale dhe mbarëbotërore”, shkruan “RT”.

Qëllimi i patrullimeve është të dekurajojmë konfliktet dhe dhunën midis dy partnerëve tanë më të besuar në luftën për të mposhtur ISIS-in, shtoi zyrtari.

Please follow and like us: