Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti që në 4 vjet “shëtiti” në 3 parti të ndryshme

Luan Duzha, deputeti i LSI është një ndër emrat e deputetëve të cilët njihen se kanë lëvizur vazhdimisht nga një parti në tjetrën.

Por Duzha, deputet në qarkun e Elbasanit ka thyer të gjitha rekorde. Ai në 4 vite pushtet, ka ndërruar jo pak por 3 parti politike.

Për herë të parë, Duzha u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2013, teksa kandidonte për Partinë Republikane. Por fill pas kësaj, ai ka pranuar ofertën e Metës për të kaluar me LSI.

Dhe nga një deputet në opozitë nga PR, ai kaloi në mazhorancë si deputet i LSI.

Vetëm pak kohë më pas dhe atij i vjen një ofertë nga Edi Rama, të cilët ai nuk e refuzoi.

Emri i tij, ditën e djeshme u shfaq në listën e PS për Qarkun e Elbasanit.

Please follow and like us: