27 parti që nuk u regjistruan në zgjedhje
Partitë e vogla siç duket nuk e kanë parashikuar siç duhet situatën e politike në vend.
Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të mos dalë në një koalicion të përbashkët me Partinë Socialiste dhe djegia e afateve të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, i ka kapur të papërgatitura.
Kjo për shkak se ato përfitonin gjithmonë nga koalicioni me PS-në dhe nuk iu duhej të mblidhnin 1% të firmave të të gjithë votuesve për të hyrë në zgjedhje.
Por djegia e këtij afati bëri që disa parti me kryetarë, politikanë publikë, të mos futen dot në zgjedhje, në mungesë të firmave.
Kështu nga koalicioni i PS-së i vitit 2013 bie në sy Petro Koçi, Spartak Ngjela, Marko Dajti e disa të tjerë nuk do të mund të votohen dot në 18 Qershor.
Nga 17 parti që janë regjistruar në zgjedhjet e 18 Qershorit, rezulton se vetëm 9 prej tyre kanë qenë në vitin 2013 me Partinë Socialiste në koalicion.
Ndërsa të tjerat, janë forca të krijuara së fundmi, si Bojaxhi, Blushi dhe Bilal Kola, FRD që në 2013 ka dalë e pavarur apo Mega, Aleanca Demokratike dhe PDIU që në 2013 kanë qenë me PD-në.
Partitë e majta që nuk u regjistruan dot
- Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Valentino Mustaka
- Partia Ambjentaliste, Nasi Buzheku
- Partia Ardhmëria Shqiptare,Emin Subashi
- Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Zane Llazi
- Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet, Halim Seitaj
- Partia e Çështjeve Shqiptare, Bujar Shurdhi
- Partia e Gjelbër, Edlir Petanaj
- Partia e Punës e Shqipërisë, Muharrem Xhafaj
- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Skënder Halili
- Partia G 99, Ervin Mete
- Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, Preng Cuni
- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Nikolin Staka
- Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kosturi
- Partia Mendimi i Djathte Liberal, Mustafa Lici
- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Ymer Kurti
- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Afrim Jeshili
- Partia Rruga e Lirisë, Kurt Kola
- Partia Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani
- Partia Socialpuntore Shqiptare, Ramadan Ndreka
- Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi
- Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, Avdi Keci
- Partia Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela
- Partia Lëvizja Punëtore
- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Zef Bushati
- Partia Pajtimit Kombëtar
- Partia Aleanca Popullore, Fatjon Softa
- Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, Marko Dajti