Albspirit

Media/News/Publishing

Mançevski publikon emrat e sulmuesve të deputetëve në Kuvend

Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ishte njëri ndër të sulmuarit mbrëmjen e së enjtes, sot në një konferencë për shtyp publikoi disa fotografi dhe emra, të cilët sipas tij, kanë sulmuar deputetët. Ai tha se do të përgjigjen edhe ata që kanë dhënë urdhër edhe ata që kanë sulmuar.

“PTHP, MPB dhe institucionet kompetente duhet të bëjnë hetim publik dhe trasnparent me qëllim që të zbulohet numri i keqbërësve të cilët ishin pjesëmarrës në këto ngjarje. Nga inçizimet qytetarët masovikisht kanë njohur përmbaruesit e Gruevskit, Mijallkovit, Çavkovit dhe Veljanoskit. Të gjithë ata janë të njohur për deputetët e OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Mançevski para gazetarëve.

Ai tha se dhunuesit ishin dërguar në Kuvend që të kryejnë vrasje dhe vepra të rënda kriminele. Mançevski shtoi se bëhet fjalë për skenarë të organizuar të siç e quajti, regjimit në rënie.

“Njëri nga të parët që është futur në Kuvend është Jordan Mijallkov – djali i Sasho Mijallkovit. Ndërsa ky dhunuesi në të djathtë të kësaj fotografie është Adnan Memed – shef kabineti i Elvis Bajram, kryetari i Shuto Orizares dhe djali i Amdi Bajram. Ky tjetri është Goran Angellov nga Velesi mjaft i lidhur me Ilija Dimovskin.

Please follow and like us: