Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Nga nesër shpallen fituesit e lotarisë amerikane, ja kur dhe ku mund të verifikoni nëse keni fituar!

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2018, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 2 maj 2017, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore  Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Kjo ështëe vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.  Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.  Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2018, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS-260. Sa më herët ta plotësoni formularin DS-260, aq më shpejt keni mundësinë e catkimit të datë së intervistës për vizë. Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë: 1. numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe 2. sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të   Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.

 

Please follow and like us: