Albspirit

Media/News/Publishing

Macron: BE të reformohet ose edhe Franca largohet

Kandidati favorit për president në Francë, Emmanuel Macron tha për BBC se BE duhet të reformohet ose në të kundërt mund të përballet me shkëputjen e Francës nga Bashkimi Europian, ose siç e cilësoi ai “Frexit”.

Kandidati i qendrës, edhe pse një mbështetës i hapur i Bashkimit Europian e përmend këtë rrezik, i cili sipas tij është shumë real.

Ideja e largimit të Francës nga BE është folur shpesh nga rivalja e tij, Marine Le Pen, e cila ka premtuar të zhvillojë edhe një referendum nëse arrin të zgjidhet presidente.

Ajo ka fituar mbështetje pikërisht për premtimet e bëra për të marrë rikontrollin e kufijve të Francës nga BE si dhe për të ndaluar emigrantët.

Votuesit francezë shkojnë të dielën në votime, për të vendosur për presidentin e ardhshëm.

Please follow and like us: