Albspirit

Media/News/Publishing

Në 4 muajt e parë të 2017 janë kapur 31 ton drogë

Fillimi i vitit 2017 ka shënuar shifra rekord të drogës së sekuestruar. Vetëm për këto 4 muaj janë 31 ton canabis, 33 kg heroinë dhe 2 kg kokainë. Kjo sasi e droge është sekuestruar në 12 qarqe të vendit dhe në disa pika kufitare.

Qarku me sasinë më të madhe të drogës së sekuestruar është Gjirokastra, ku pak javë më parë në zonën e Përmetit u gjet e magazinuar një sasi prej 12 ton kanabis, ndjekur më pas nga Vlora me disa tonelata të sekuestruara në Karaburun e Sazan.

Ndër qarqet që sasia e drogës e sekuestruar është e konsiderueshme nga 3-8 ton renditen më pas Berati, Durrësi, Shkodra e Dibra.

 Droga e sekuetruar ndodhet në depot e komisariatet dhe bodrumet e laboratoret shkencor të policisë pasi pritët të bëhet asgjesimi në prani të prokurorit.
Please follow and like us: