Albspirit

Media/News/Publishing

Klea Huta, gati për të luajtur në një serial të ri televiziv

Klea Huta është e lumtur për projektin e saj më të ri. Vajza simpatike që e kemi parë të këndojë dhe të prezantojë i kthehet profesionit të saj të vërtetë, aktrimit. Është një serial i ri televiziv, i titulluar ‘Kangur’, ku Klea do të jetë pjesë e tij, siç ka bërë të ditur faqja e këtij realizimi dhe siç ka rikonfirmuar, shumë e kënaqur edhe Klea.

Regjisori i serialit është Luan Kreyziu, i cili ka realizuar edhe filma ndërkombëtarë. “Jam shumë ‘happy’ që do të jem pjesë e një seriali mjaft premtues me regjisorin e parë shqiptar Luan Kryeziu që ka realizuar film të produksionit amerikan “SQUATTERS”, gjithashtu i përzgjedhur për serialin amerikan të platformes Netflix Clash of the Vampires”, shkruan Klea.

Klea ka qenë e angazhuar edhe në role në teatër, si një nga aktoret e reja më të kompletuara.

Please follow and like us: