Albspirit

Media/News/Publishing

Ja sa njerëz e përdorin Facebook në Shqipëri

Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram përdoren gjerësisht edhe në Shqipëri. Sipas një raporti të fundit të publikuar nga “Internet World Stats”, në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 milionë, me një rritje prej 16 % rritje krahasuar me vitin 2014, ku ishin 1.1 milionë.

Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook. Shqiptarët e kanë 44.9 % shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, ndërsa performancë më të ulët ka treguar Kosova, me 31 %. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2 %.

Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5 % dhe Serbia me 50.6 %, shkruan revista “Monitor”. Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook.

grafik

Please follow and like us: