Iu hodh makina në erë, zbulohet konflikti i gruas së divorcuar, ja me kë kishte probleme
Nga hedhja në erë e makinës tip “Smart”mbrëmjen e djeshme në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme janë zbuluar detaje të reja.
Sipas një portali online makina tip “Smart” të cilit iu vu tritol e shpërtheu shumë pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme është në pronësi të Bruna Aliajt një 50-vjeçare nga Tirana me profesion shitëse. Po kështu 50-vjeçarja e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.
Ajo është nënë e një djali i cili jeton në Angli, ndërsa e pyetur në polici ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që ka pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.
DETAJE:
Sipas policisë dyshohet të ketë qenë një sasi prej rreth 100 gramësh lëndë plasëse e llojit tritol. Kjo sasi tritloi është vënë nga persona ende të paidentifikuar nga policia,
Sipas “Panorama” makina ku ishte vendosur eksplozivi është në pronësi të shtetases me iniciale B.A., e cila banon shumë pranë vendit ku kishte parkuar mjetin, rreth një orë e gjysmë para se të ndodhte shpërthimi.
“Jemi njoftuar se në zonën e njohur si 9-katëshet ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip ‘Smart’ në pronësi të shtetases B.A.
Automjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksplozive. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”, tha mbrëmë zyrtarisht Policia e Tiranës.
Po kështu pronarja e mjetit është pyetur paraprakisht në vendngjarje, duke deklaruar se nuk ka probleme me njeri. Më tej ajo ka thekuar se kjo mund të jetë edhe një ngatërresë.