Dashuria e Heminguejit për shoqen e klasës
Betsy Fermano së fundmi e kishte vërejtur emrin e gjyshes së tij, përderisa ishte duke ecur përgjatë një ekspozite të Ernest Hemigway, në Bibliotekën John F. Kennedy. Frances Elizabeth Coates ishte shoqja e klasës së Hemigway, e dashura e tij jetë – shkurtë, dhe gjyshja e Fermanos. Fermano ishte i vetmi në familje që deri tani dinte për këtë romancë, nga letrat e vjetra të gjyshes së tij.
Edhe pse marrdhënia e tyre kishe përfunduar me përfundimin e shkollës, letrat e ruajtura nga Coates janë dëshmia e një mardhënie të vazhdueshme. Sandra Spanier, redaktore e projektit “Letrat e Hemingëay”, pretendon se letrat e publikuara nga Fermano e tregojnë një anë plotësisht të ndryshme prej asaj që ne e dim deri tani nga veprat e Hemigway.
Kur 19 vjeçari Hemingway ishte plagosur gjatë Luftës së Parë Botërore, ai i kishte shkruar motrës së tij duke e lutur atë të ti kërkonte Coates ti shkruante.
Pavarësisht se kjo dashuri vinte kryesisht vetëm nga ana e Hemigway, Coates i ruajti letrat e tij për pothuasje 100 vite, pranë artikujve të tjerë të prerë nga gazetat, të cilat shkruanin për jetën e Ernestit: rritja e tij si shkrimtar, martesat e tij, dhe vetëvrasja e tij eventuale. Ajo madje e shkroi edhe një tregim të shkurtër për një mik të quajtur “Ernie”, e cila kishte mbetur e papublikuar, e ngjitur me një foto të Ernest Hemigwayit nga shkolla e mesme. Coates ishte shumë e fshehur rreth mardhënies së saj me shkrimtarin e ri, por ajo me kujdes e përshkruante atë si “si një djalë i vështirë, një person ngatërrestar me flokë shumë të errët dhe me buzë të kuqe. E gjithë fytyra e tij shpërbëhej kur ai qeshte”.
Letra e fundit e shkëmbyer nga këto të dy ishte në vitin 1927, pas lindjes së djalit të parë të Hemingway-it. Coates i shkroi Heminway-it duke i thënë se ajo e ka pëlqyer shumë shkrimin “The Sun Also Raises” dhe do të dëshironte shumë ta shihte atë. Për fatin e keq te Hemigway, edhe burri i saj dhe shoku i klasës së Hemingwayit dëshironte gjithashtu ta takonte atë. Askush nuk e di nëse shkrimtari i madh u është përgjigjur ose nëse këta janë takuar.