10 televizione kundër PS dhe PD për paratë e reklamave
Pronarët e dhjetë televizioneve, i janë drejtuar me një letër Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe OSBE-së, ku ankohen për ligjin e ri të mediave, për të cilin u ra dakort në marrëveshjen Rama-Basha. Ligji i detyron mediat të transmetojnë falas reklamat e partive politike, për fushatën e 25 Qershorit.
E çuditshme është që letra mban vulën e 10 televizioneve, por emrat e vetëm 6 pronarëve. Kjo ndodh pasi 4 prej biznesmenëve kanë në pronësi nga dy televizione.
Në letër përmendet kontradikta që ekziston mes dy ligjeve. Ai për mediat dhe Kodit Zgjedhor, që bien në kundërshtim me njëri tjetrin.
