Albspirit

Media/News/Publishing

Mithat Tola rikthehet në krye të Rrugores pas shkarkimit në 2016

 

Mithaht Tola është rikthyer në krye të Policisë Rrugore.

Ky vendim për rikthimin e tij është marrë pas largimit të Ardi Veliut, kohë prej së cilës posti i drejtorit të Rrugores kishte mbetur bosh.

Tola vjen sërish në krye të kësaj Drejtorie të policisë pas shkarkimit në Korrik të 2016-ës, shkarkim i të cilit u ndoq me emërimin e Veliut.

Shkarkimi i tij në Korrik të 2016-ës vinte rreth dy viteve pas emërimit të tij në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore në Tetor të 2014-ës.

Please follow and like us: