“Jam dhe do jem në PD, ta harrojë kushdo se do të largohem”, Bregu paralajmëron Bashën, flet për “tullumbacet e republikës së re”
Demokratja Majlinda Bregu, njëra prej deputetëve që u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar sërish lidhur me përjashtimin nga partia.
Ajo shprehet këmbëngulëse për të vazhduar karrierën e saj politike dhe brenda PD-së, pavarësisht vendimeve apo mendimeve të kujtdo që mendon ndryshe, duke iu referuar kështu kryedemokratit Basha. E pyetur nga “Neës24” lidhur me vendimin e Bashës dhe qëndrimin e saj, Bregu shprehet se është dhe do të vazhdojë të jetë në PD, duke iu kërkuar atyre që shqetësohen për të që të mos ligështohen nga tullumbacet e republikës së re, pasi ditë më të mira do të vijnë.
“Dua tju them atyre që besojnë te PD që të mos ligështohen sot dhe e them këtë edhe me shqetësimin e komenteve dhe mesazheve që po marr gjithë ditën, të mos ligështohen me cpo ju shohin sytë me këto tullumbacet e republikës së re, por të jenë të qetë se ditë më të mira do të vijnë dhe për të pasur ditë sa më të mira nesër duhet të fillojmë ta afrojmë atë ditë duke punuar prej sot sa më shumë.
Unë jam në PD dhe do të jem në PD, ta harrojë kushdo që e kalon nëpër mendje se do të largohem”, është shprehur Bregu.