Albspirit

Media/News/Publishing

Amerika nuk i ka harruar shqiptarët

Amerikanët u kthyen në Ballkan. Ky është konkluzioni i gazetës së njohur zvicerane Neue Zuercher Zeitung. Duke u nisur nga dyshimet e mëdha që ishin ngritur në rajon dhe në Sqipëri nëse pas zgjedhjes së Donald Trump dhe ideve se Amerika mund të lërë një vakum në rajon autori Andreas Ernst arrin në përfundimin se politika e Departamentit të shtetit nuk ka ndryshuar. “Suksesi amerikan e ka një emër: Hoyt Brian Yee. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë udhëtoi në muajt e fundit në mënyrë intensive në rajon. Me një talent taktik, i butë në ton, por i vendosur në çështje, ai i bëri partnerët në bisedime që të lëshojnë njëri pas tjetrit” thuhet në artikull. Yee ndikoi shumë si në krizën e fortë maqedonase, sin ë Kosovë, gjithashtu edhe në përmasat që po merrte konflikti politik në Shqipëri. Pasi partnerët europianë dhe partitë popullore dështuan me zgjidhjen e krizës, pasi Mogherini dhe Hanh e mblodhën mendjen se nëkëtë vend mund të zhvilloheshhin edhe zgjedhje pa opozitën u krijua ideja e një harrese. Por sipas gazetarit Andreas Ernst për shqiptarët “miku i përtej oqeanit” mbetet i fortë. “Vendimtar për suksesin e Yee ishte qartësimi se në Departamentin e Shtetit nuk ka ndryshuar gjë, pavarësisht presidentit të ri. Kjo qetësoi sidomos bashkëbiseduesit shqiptarë, që kishin ngritur pikëpyetje që pas zgjedhjes së Trump nëse ka akoma një “mik amerikan” thekson Neue Zuercher Zeitung.

Please follow and like us: