Albspirit

Media/News/Publishing

Jul Deda dhe Bledi Koka kundër listës së PD

Nuk është sekret që aktori i humorit Julian Deda prej shumë kohësh është një nga personazhet e njohur të ekranit pro Partisë Demokratike dhe një kritik i zjarrtë i qeverisë në fuqi.

Ndonëse emri i tij është lakuar gjatë për të qenë një nga kandidatët për deputet në qarkun e Shkodrës, duket se aktivizimi i tij nuk ka mjaftuar që kreu i kësaj partie Lulzim Basha të vendoste emrin e tij në këto lista.

Duket se Juli nuk e ka pritur mirë këtë fakt. Ai së bashku me mikun e tij të ngushtë gazetarin Bledian Koka kanë realizuar një video në të cilën ironizojnë listat e Partisë Demokratike, ata pyesin se ‘listën e bëri Basha, Çili apo Rama?

Duket se arti është pika e tij e fortë, pasi në politikë nuk duket se pati dhe aq fat.

 

Please follow and like us: