Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-kryeministri grek Mitsotakis

Në moshën 98-vjeçare u nda nga jeta ish-kryeminisri dhe një nga politikanët më të njohur të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis. Ai ka lënë gjurmë të thella në politikën greke.

Ai ndërroi jetë “në rrethin e njerëzve që i ka dashur dhe që e kanë dashur”, kumtoi familja e tij në një njoftim të shkurtër. Shkaku i vdekjes së Konstantinos Mitsotakis nuk është bërë publik. Mitsotakis ishte një ndër politikanët më të rëndësishëm liberal-qytetar në Greqi. Në vitin 2004 ai u tërhoq tërësisht nga politika. Asokohe ai u përshëndet nga Parlamenti si deputeti me kohëzgjatjen më të gjatë në këtë institucion. Por Mitsotakis mbeti si kryetar nderi i partisë konservatore Nea Dimokratia (Demokracia e Re).

Mitsotakis lindi më 18 tetor 1918, në Kania, afër Kretës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesëmarrës në rezistencën kundër okupatorit nazist në këtë ishull mesdhetar. Për herë të parë në Parlament ai u zgjodh zgjedhur në moshën 28 – vjeçare, asokohe si deputet i një partie liberale. Pas puçit ushtarak në vitin 1967 ai u arrestua, por ikua nga burgu dhe u arratis në Paris, ku qendroi në emigracion deri në fund të diktaturës ushtarake, në vitin 1974.

Kalimi tek Nea Dimokratia

Pas kthimit të tij në Greqi, ai u bë anëtar i Nea Dimokratia, të cilën e ka drejtuar në periudhën 1984 -1993, si kryetar partie. Më 1965 ai ka qenë pjesë e atyre që e rrëzuan qeverinë e qendrës së majtë të Georgios Papandreou dhe më pas, me të birin e tij Andreas Papandreou, Mitsotakis ka pasur debate shumë të fuqishme, në vitet 80 dhe 90. Gjatë karrierës së tij, Mitsotakis ka qenë edhe ministër i Financave, i Ekonomisë dhe i Punëve të Jashtme.

Mitsotakis rrjedh nga një familje politikanësh. Ai ishte nip i kryeministrit legjendar grek Eleftherios Venizelos. Edhe dy fëmijë të tij janë futur në politikë. Djali Kyriakos Mitsotakis është bërë kryetar partie në vitin 2016, ndërsa e bija Dora Bakogianni ka qenë kryetare e bashkisë në Athinë dhe ministre e Jashtme e Greqisë.

Please follow and like us: