Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë po ndodh me Tiranën para ndeshjes me Vllazninë

Tirana në izolim të plotë para përballjes me Vllazninë, që vlen për mbijetesën në kategorinë Superiore.  Drejtuesit dhe trajneri Mirel Josa kanë vendosur që bardheblutë të nisin grumbullimin që nga kjo e mërkurë, për të qenë toatlisht e fokusuar te sfida e “Loro Boriçit”, ku kryeqyettasve u duhet patjetër fitorja për të shmangur dramën, të cilën nuk e kanë provuar kurrë gjatë gjithë historisë së futbollit shqiptar. Nëse në fillim të javës mediat kanë patur mundësinë të patkën t’i ndjekin nga afër përgatitijet, dyert e Selman Stërmasit janë mbyllur për gazetarët, dhe nuk do të hapen më derisa të mbyllet sezoni.

Në një situatë të tillë Josa do të ketë mundësi të punojë në fshehtësi të plotë, për t’i befasuar shkodranët brenda në shtëpinë e tyre, ndoshta me një rreshtin surprizë.

Mbetet ende e paqartë nëse Asion Daja do të jetë gati për të dhënë kontribut që nga minuta e parë, apo do të jetë në stol për të kontrobuar qoftë për një pjesë lojë. Në seancat e para të javës Josa ka lënë  përshtypjen që pjesë e formacionit mund të jetë edhe Gilman Lika, por për shkodranin kjo ndeshje do të ketë ngarkesë të madhe psikologjike, pasi luan kundër skuadrës së vendlindjes. Çfarëdo që të vendosë Josa deri shtunën një gjë është e qartë: Tirana do të jetë e kushtëzuar të sulmojë, sepse vetëm fitorja e shpëton nga renia, ndërsa Vllaznia përvec faktorit fushë ka në favor të saj edhe barazimin.

Please follow and like us: