Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Gumëzhijnë gjethet

Sheshi gumëzhin nga gjethet e
stinës së artë
As zërat e fëmijëve
nuk mungojnë
nga këndi me trenin që shëtit ata
nga 3 minuta për pak lek…
Aroma e gështenjave që piqen
ma ngushëllon lukthin e zbrazët
Në kafenenë nga fillimkëndi majtas,
Mrizojnë zanat që i mbijetuan
kohës
Të moshuarit heshtazi përshëndesin
vashat e reja
Ngjyra e kuqe fiksohet në mendjen e
demave të pangopur
Duke krijuar iluzione të kota
në mendjet e tyre për mollën
e ndaluar.
Please follow and like us: