Cafo Boga: KËSHILLA E “GAMBLERIT” PËR POLITIKANËT
Të Dish Kur Është Koha të Tërhiqesh
Ishte diku kah fundi i mandatit të kaluar të Kryeministrit Rama kur, gjatë një darke me anëtarët e Bordit të AADF-së, i bëra një pyetje që më kishte shkuar ndër mend:
“Zoti Kryeministër, a e keni menduar ndonjëherë se me çfarë do të merreni pasi të largoheni nga politika”?
Ai më shikoi, buzëqeshi dhe m’u përgjigj: “Mos po më sugjeron që duhet të largohem”?
Iu përgjigja: “Kjo varet tërësisht nga ju. Pyetja ime buron nga një traditë që kemi në Shtetet e Bashkuara, ku presidentët, pasi përfundojnë mandatet e tyre dhe nuk kanë më të drejtë të rizgjidhen, zakonisht i kushtohen veprimtarive humanitare, filantropisë, arsimit, shkrimit, shërbimit publik ose pasioneve të tjera personale”.
Përmenda Presidentin Jimmy Carter, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij pas presidencës ia kushtoi punës humanitare përmes “Carter Center” dhe u bë i njohur për ndihmën që dha në ndërtimin e banesave për familjet me të ardhura të ulëta nëpërmjet organizatës “Habitat for Humanity”.
Zoti Rama heshti për një çast dhe pastaj tha: “Do të doja të bëhesha rrobaqepës”.
E gjithë tavolina shpërtheu në të qeshura. Menduam se po bënte shaka. Vetëm më vonë mësova se e kishte seriozisht dhe se një nga ëndrrat e tij të parealizuara ishte të merrej me botën e modës dhe dizajnimit të veshjeve — ndoshta një pasion që reflektohet edhe sot në stilin e veçantë që ai sjell në jetën publike.
Biseda më pas u kthye te tema më e gjerë e udhëheqjes politike dhe aftësisë për të kuptuar se kur ka ardhur koha për t’ia lënë vendin të tjerëve. Në atë moment i tregova për një këngë të Kenny Rogers me titull “The Gambler”, vargjet më të njohura të së cilës përmbajnë një këshillë që nuk vlen vetëm për bixhozçinjtë, por ndoshta edhe për politikanët:
“Nëse do të luash lojën, duhet të mësosh ta luash si duhet.
Duhet të dish kur t’i mbash letrat në dorë, kur t’i hedhësh,
kur të largohesh dhe kur të vraposh”.
Prej kohësh kam besuar se kjo është ndër këshillat më të mençura që u është dhënë ndonjëherë udhëheqësve politikë. Një nga tundimet më të mëdha të pushtetit është bindja se vetëm ti i ke përgjigjet për problemet e vendit dhe se vetëm ti mund t’i zgjidhësh ato.
Historia na mëson të kundërtën.
Sfida e udhëheqjes nuk është vetëm të dish si të qeverisësh. Ajo është gjithashtu të dish kur duhet t’ia kalosh stafetën brezit të ardhshëm. Ata që largohen në kohën e duhur zakonisht kujtohen për arritjet e tyre; ata që qëndrojnë shumë gjatë rrezikojnë që arritjet e tyre të zbehen nga kalimi i kohës.
Ndoshta ky është mësimi më i vështirë nga të gjithë.
************
The Gambler’s Advice for Politicians
Knowing When to Walk Away
It was sometime toward the end of Prime Minister Rama’s previous term when, during a dinner with members of the AADF Board, I asked him a question that had been on my mind:
“Mr. Prime Minister, have you ever thought about what you will do once you leave politics?”
He looked at me, smiled, and replied, “Are you suggesting that I should leave?”
I answered, “That is entirely up to you. My question comes from a tradition we have in the United States, where presidents, once they complete their terms and are no longer eligible for re-election, often dedicate themselves to humanitarian work, philanthropy, education, writing, public service, or other personal passions.”
I mentioned President Jimmy Carter, who devoted much of his post-presidential life to humanitarian work through the Carter Center and became famous for helping build homes for low-income families through Habitat for Humanity.
Mr. Rama paused for a moment and then said:
“I would like to become a tailor.”
The entire table laughed. We assumed he was joking. Only later did I learn that he was serious and that one of his unfulfilled dreams was to work in the world of fashion and clothing design—perhaps a passion reflected even today in the distinctive style he brings to public life.
The conversation then returned to the broader subject of political leadership and knowing when it is time to step aside. At that point, I told him about a song by Kenny Rogers called The Gambler, whose most famous lines contain advice that applies not only to gamblers, but perhaps to politicians as well:
“If you’re gonna play the game, boy, ya gotta learn to play it right.
You got to know when to hold ’em, know when to fold ’em,
know when to walk away and know when to run.”
I have long believed that this may be among the wisest pieces of advice ever offered to political leaders. One of the greatest temptations of power is the belief that only you possess the answers to a country’s problems and that only you can solve them.
History suggests otherwise.
The challenge of leadership is not only knowing how to govern. It is also knowing when to pass the torch to the next generation. Those who leave at the right moment are often remembered for their achievements; those who stay too long risk having those achievements overshadowed by the passage of time.
That may be the hardest lesson of all.