Jordan Daci: Kombi shqiptar vuan nga sindroma e “Stokholmit”, mjerë ne sa poshtë kemi rënë
Një dasëm në Shkodër i ka bërë mjaft përshtypje ish-kandidatit për Avokat Populli, Jordan Daci, për shkak të këngëve që janë luajtur. Por jo përshtypje për mirë.
Avokati tregon se në dasëm, janë luajtur 2-3 këngë serbe e malazeze. Mirëpo kjo për të ka qenë shumë e pakëndshme , për shkak të historisë së pushtimeve të disa zonave të Shqipërisë nga këto dy vende.
“Gjithe ky status mori shkak nga nje dasem ne Shkoder, ku çuditerisht ne menyre te pakuptueshme si nje shfaqje e nje injorance te gjate dhe denigrimit te ndergjegjes kombetare, u luajten 2-3 kenge Serbe e Malazeze… dhe mua nderkohe qe luhej, nga njera ane mendova te largohesha nga ana tjeter mu kujtua qe Stergjyshi im Suleman Daci se bashku me 5 bashkeluftetare te fisit tim, kane rene deshmore ne mbrojtje te Shkodres nga rrethimi malazes i shekullit te shkuar!”, shkruan avokati.
Duke u nisur nga kjo ngjarje, Daci shprehet se kombi shqiptar vuan nga sindromi i “Stokholmit”, ose i të rënit në dashuri me dhunuesin.
REAGIMI I PLOTË
Kombi Shqiptar i destinuar per te vuajtur nga sindromi i “Stokholmit”… O Zot, sa neveri qe ngjall injoranca dhe ndergjegja jone e ulet kombetare!
Cdo e dite e me shume fatkeqsisht, bindem qe kombi shqiptar eshte semure dhe vuan nga Sindromi i Stokholmit ose i te renit ne dashuri me dhunuesit e tij! E keqe, por fatkeqsisht e vertet, e ka bere me diktatoret, po e ben me qafirat politikane aktuale dhe vazhdon ta beje me pushtuesit dhe dhunuesit me te eger te tij.
Gjithe ky status mori shkak nga nje dasem ne Shkoder, ku cuditerisht ne menyre te pakuptueshme si nje shfaqje e nje injorance te gjate dhe denigrimit te ndergjegjes kombetare, u luajten 2-3 kenge Serbe e Malazeze… dhe mua nderkohe qe luhej, nga njera ane mendova te largohesha nga ana tjeter mu kujtua qe Stergjyshi im Suleman Daci se bashku me 5 bashkeluftetare te fisit tim, kane rene deshmore ne mbrojtje te Shkodres nga rrethimi Malazes i shekullit te shkuar!
Eh Stergjyshi im i dashur, jam i sigurt qe po ta degjoje qe sot ne liri do vazhdonte te luhej ne nje dasem shqiptare, muzika e vrasesit tend dhe shume brezave te tjere, me siguri do ngriheshe nga varri, por t’i me mire pusho atje ku je (sepse ende edhe varrin s’ta dime) dhe gezoju faktit qe nuk di se sa shume poshte ka rende kombi shqiptar, sesa poshte ia kane ulur koken keta qafira politikane mashkarenj dhe te shitur tek ata kunder te cileve luftove ti!
Mjer ne, sa poshte kemi rene!