Albspirit

Media/News/Publishing

Mitropoliti i Konicës: Çështja çame nuk ekziston, Vorio Epiri po!

I revoltuar nga një marrëveshjme e mundshme mes Shqipërisë dhe Greqisë që pala jonë të mos përmendi më termin “çamë” kurse Greqia të mos përmendi më “Vorio Epirin” mitropoliti grek i Konicës Andrea ka bërë disa deklarata nacionaliste dhe anti-shqiptare, duke kritikuar bisedimet e qeverisë greke me atë shqiptare për zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve shekullore. Mitropoliti pohoi se Vorio Epiri është një tokë autoktone greke që ka luftuar për Pirron e Epirit dhe më tutje për helenizmin dhe se kërkesa për ta hequr këtë term është e papranueshme. “Lajmet që vijnë nga Epiri i Veriut janë shqetësuese. Është e qartë se bisedimet mes qeverisë greke dhe shqiptare po bëhen që vendi fqinjë të hyjë në Bashkimin Evropian” – tha ai. Mitropoliti riktheu në vëmendje autonominë e Vorio Epirit më 1914, duke kujtuar se Protokolli i Korfuzit për një gjë të tillë u nënshkrua edhe nga vetë Shqipëria.

Çështja çame nuk ekziston për Greqinë, sikurse kanë deklaruar të gjitha qeveritë greke deri tani. Çamët, si aleatë të italianëve fillimisht dhe të pushtuesve gjermanë më pas, kanë kryer krime të rënda ndaj grekëve të Thesprotisë.  Pas përfundimit të luftës ata u dënuan duke ndjekur shembullin e gjykatave të ngritura për nazistët, kështu që për Greqinë kjo çështje nuk ekziston. Qeveria greke, duhet ta lërë diplomacinë sekrete dhe duhet ta informojë menjëherë të gjithë popullin grek lidhur me zhvillimet, të cilat duhet t’i marrim të gjithë së bashku. Dhe ajo duhet të dijë se nuk mund ta humbasë atdheun e saj të “humbur”, helenizmin krenar kombëtar” – ka përfunduar ai.

Please follow and like us: