Albspirit

Media/News/Publishing

Banane dhe kokaine, ish- ministri i LSI-së sqaron grantet për pronarin e kompanisë

Pas sasisë rekord të drogës që u kap në kontenierin ku ndodheshin bananet e porositura nga firma “Arbri Garden”, zbulohet se pronari i saj Arbër Çekaj ka përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar në atë kohë nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Lidhur me këto akuza Panariti, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku ka sqaruar lidhur me këto zëra që thonë se ai i ka dhënë grante kompanisë “Arbri Garden”, pronari i të cilës u shpall në kërkim pas kapjes së sasisë rekord të drogës në Durrës.

Ai sqaron se përzgjedhja e kompanisë është bërë sipas të gjitha kritereve. Panari shton se si kriteret e aplikimit, ashtu edhe vlerësimi apo vendim-marrja bëhen nga strukturat e BE-së.

“Shpif, shpif se diçka mbetet !!! Nuk mund të përlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqësisë për diçka që nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike për prodhime bujqësore të firmave SE-BI dhe Arbri Garden është bërë me fonde të programit IPARD – like të administruara nga Bashkimi Europian, të ekzekutuara nga Agjencia Gjermane dhe të asistuara nga projekte mbështetëse të USAID.

Kriteret e aplikimit, vlerësimi dhe vendim- marrja janë të strukturave të BE-së sepse AZHBR si pjesë e Ministrisë së Bujqësisë në 2015, ka qenë përfshirë në proces trajnimi dhe nuk ka patur zë si në vendimmarrje ashtu edhe në ekzekutim. Kjo është e vërteta”, thotë Panariti.

Please follow and like us: