Ylli Manjani: Drogë, çdo ditë
Drogë, drogë, drogë, drogë drogë, drogë, drogë, drogë, drogë drogë, drogë, drogë, drooooogëëëëë…..
Nuk ka autor! Po e kërkojnë! Përgjimet thonë…… E ç’nuk thonë…
Hashash, hashash, hashash, hashash, hashash, hashash, hashash, hashash, hashash…..
Policia e shshshshshshsht-etit! Shshshshsh…. kemi vetting!
Kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, kokainë, koka-inëëëë….
Kryeministri: qeveria po magazinon mallin. Mall i pastër Kolumbie, nuk e meritojnë Shqiptarët. Është për në perëndim…
Trafik droge, trafik droge, trafik droge, trafik droge, trafik droge, trafik droge, trafik droge, trafik droge, trafik drogeeeee….
BE: na mbytët! Jepini detin Greqisë, neve na haet tani…
Bosët e drogës, bosët e drogës, bosët e drogës, bosët e drogës, bosët e drogës, bosët e drogës, bosët e drogës, bosët e drogës….
SHBA: orët e gjykatësve janë të shtrenjta! Droga: s’është puna jonë…
Operacion policor, forca e ligjit, ligji i forcës, deklaratë e zëdhenësit, foli ministri, prokurori, vetingu, reforma, korrupsioni, SPAKU, BKH, Anti mafia…..
Pronarët e mallit në drejtim të paditur! Arrestohet shoferi i kamionit. E kishte denoncuar gruaja për dhunë në familje…
Deklaroi X, Y,Z…..
Më kot!
Kush flet: ndëshkohet!
Me ndëshkim jepet mesazhi: Vazhdoni punën!
Kryeministri në avion! Merr pjesë në samitin “Pipi çorapegjata”. Kodi i veshjes: atlete ngjyrë kokaine, rroba ngjyrë hashashi, pamje e jashtme prej trafikanti!
Në samit shiten për piktura edhe vizatime…
Ndërkohë, lajmet vijojnë:
Drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë, drogë…
Uffff na zuri pa e provuar kjo dreq!