Edhe paraardhesit tane me korrupsion: Shkembejne ushqimin me aktin intim
Shkencetaret kane arritur ne perfundimin se shimpanzete bejne marreveshje per te kembyer ushqimin me seksin. Meshkujt qe e ndajne me femrat gjahun qe kane kapur ne ekspedita, ciftohen dy here me shume se pjesa tjeter e majmuneve egoiste. Shkembimi behet ne menyre qe meshkujt te kene me shume mundesi ciftezimi me femrat, pavaresisht nga periudhat e pjellorise. Studimet e shkencetareve te Institutit te Antropologjise Evolucionare ne Gjermani u publikuan ne revisten “PLOS One”. Mishi eshte shume i rendesishem per shimpanzete, pasi permban proteina dhe vecanerisht per femrat, qe zakonisht nuk gjuajne dhe e kane te veshtire te sigurojne vete ushqimin. Studimi u krye ne Ivory Coast, ku kafshet u vezhguan teksa gjuanin dhe ciftoheshin. Por shimpanzete dine edhe te presin. Shperblimi qe meshkujt marrin per ushqimin vjen nje ose dy dite me pas.