Kapiteni i Fiorentinës gjendet i vdekur në dhomën e hotelit përpara ndeshjes
Gjendet i vdekur Davide Astori ne dhomen e hotelit ne Udine, aty ku skuadra e Fiorentines po pushonte ne vigjilje te takimit Udinese-Fiorentina.
Astori ishte 31 vjec dhe mendohet te kete vdekur gjate kohes qe ishte ne gjume.
Shkaku i vdekjes së tij siç shkruan “Corriere della Sera” dyshohet të jetë arrest kardiak.
Pas kësaj, takimi u shty me vendimin e komisionerit të Lega Calcio, Giovani Malago.
Klubi i Fiorentine-s përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale ka lajmëruar për humbjen e lojtarit të tyre ndërsa thekson se në të kaluarën mbrojtësi nuk ka pasur probleme shëndetësore.
Dy ditë më parë në media qarkulloi lajmi se klubi italian kishte rënë dakord për të rinovuar kontratën me 31-vjeçarin.
31-vjeçari e nisi karrierën te skuadra e Milanit, por nuk u aktivizua asnjë takim te kuqezinjtë. Më pas Astori kaloi te Kaljari, ku pati edhe shkëlqeu. Më pas mbrojtësi u bë pjesë e Romës dhe Fiorentinës. Italiani numëron edhe 14 paraqitje me ekipin kombëtar të vendit të tij, ku shënoi edhe 1 gol.