Kundërshtarët e Bashës në PD nisin ngritjen e partisë së re
Kundërshtarët e Bashës në PD kanë nisur një tur të ri takimesh me simpatizantë të PD. Dy prej themeluesve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së, Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë mbajtur një tur në Juglindje të vendit, Korçë, Pogradec e Devoll, zona ku Bode ka marrë disa herë mandatin e deputetit. “E vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj”, shkruan Patozi. Dje, edhe ish nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli deklaroi se duhet një forcë e re politike. “Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli. Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, tha se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.