Albspirit

Media/News/Publishing

Berlusconi: Qendra e djathtë ka mandatin për të qeverisur

Ndërkohë që po afron përfundimi i numërimit të kutive të votimit dhe raportet e frocave politike në itali janë profilizuar, Berlusconi lideri i “Forza Italia” ka deklaruar se qendra e djathtë ka të drejtën për të krijuar qeverinë e re. “Forza Italia ka grumbulluar një konsensus të rëndësishëm për të cilin i jemi mirënjohës votuesve që edhe këtë herë kanë konfirmuar besnikërinë e tyre për lëvizjen”, sipas një mesazhi të publikuar nga “Forza Italia”. “Këtë pasdite presidenti Berlusconi u takua me Matteo Salvini-n dhe pasi e përgëzoi konfirmoi se me këtë rezultat forcat e qendrës së djathtë mund të përforcojnë koalicionin që duhet të marrë mandatin për të qeverisur Italinë për të ringritur vedin tonë”, mund të lexohet në këtë mesazh.

Please follow and like us: