Albspirit

Media/News/Publishing

Valbona Mezini: Partitë si faktorë të mirëqenies 

PARTITE SI FAKTORE TE MIREQENIES

PARTITE SHQIPTARE, TE DESHTUARA NE KETE DREJTIM.

Çdo sistem qeverisës është krijuar për mirëqenien e popullit. Menaxhimi me efikasitet i sistemeve qeverisëse është begati dhe prosperitet. Qëllimi bën diferencën ndaj të mundurës dhe pamundësisë.
A e ka këtë qëllim lidershipi ynë?
A kanë ata që drejtojnë partitë politike këtë synim? A jane struktura demokratike partitë?

A e promovojnë meritokracinë, demokratizimin dhe lirinë e mendimit? Meritokracia a e vret klientelizmin dhe korrupsionin?
A presin këtë shqiptarët që të ndahen nga e shkuara e hidhur ekonomike ku të ndershmit nuk garantojnë dot nevojat bazë të jetesës…ku korrupsioni dhe keqmenaxhimi i pasurive të përbashkëta kanë frenuar lirinë ekonomike dhe konkurencën inovative.

Këto janë pyetjet, përgjigjet e të cilave duhet t’i garantohet cdo popull, sidomos popullit shqiptar ku një rol pararojë e ka rinia shqiptare.
Guxoni ta thoni të vërtetën. Frika fret!
Mos u bëni viktima të frikës!

Please follow and like us: