Brunilda Spiro: Dashuria per te njeriu eshte me e forte, sesa vdekja
Miq, nuk dua t’ju ligeshtoj, perkundrazi, prane dhembjeve, te doni me shume jeten, me mire njeri-tjetrin!
Njerezit qe qeshin me shume dhe japin dashuri pa kushte, fshehin dhembjen me te madhe!
Ju iket te dy ne pranvere dhe ne pranveren e jetes suaj, e na late pas nje te madhe”Perse”???
Kur te vegjel ishim, sa here pengoheshim dhe binim perdhe, e gjunjet na beheshin gjak, degjonim te njejtin rrefren,”nuk ka gje, ashtu rriteni”, apo “me te forte beheni”.
Gjithcka perreth, eshte nje shenje, qe na flet me kodin e pashkruar, qe do pervoje jete dhe shume perqendrim per ta kuptuar…
Jeta me gjuhen e saj na parapergatit, te mbijetojme dhe te vazhdojme, edhe kur na godet e rrezon.
Por si jetime, qe akoma nuk dime se kush dhe perse na krijoi, sikur kenaqet qe na le ne paditurine tone te perjetshme “Perse”?
Na keputi dy hallka te zinxhirit dhe na c’ekuilibroi mendje e zemer, por perseri me zemren gjak, si gjunjet dikur, na duhet te vazhdojme.
Perseri qeshim dhe dashurojme, se ajo e di qe dashuria per te njeriu eshte me e forte, sesa vdekja. Ajo na perqesh, por ne perseri e duam, cili kod i pashkruar duhet zberthyer?