Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, emrat e 22 të tjerëve nën akuzë
Në videon që gjeni më poshtë, shihet momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i ndaluar nga policia mesditën e sotme.
Ndaj tij gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, nën akuzën e tjetërsimit të pronave së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë.
Policë të veshur civilë dhe hetues mbërritën rreth mesditës në zyrën e kryebashkiakut, duke i komunikuar arrestin. Pamjet tregojnë momentin teksa Frrokaj largohet nga zyra drejt komisariatit.
Bëhet fjalë për 23 urdhër arreste të ekzekutuara, por deri më tani policia nuk ka dalë ende me deklaratë zyrtare.
Ata akuzohen se kanë tjetërsuar prona në zonën e njohur si “Rana e hedhun”.
Personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti
1-Frran Frrokaj, kryetar i Bashkisë (arest me burg)
2-Enver Hafizi nënkryetari i Bashkisë (arrest me burg)
3 Gjelina Bacaj, punonjëse e kadastrës (arrest shtëpie)
4-Juxhina Mema, specialiste katadastre (arrest shtëpie)
5-Ardenis Haxhia jurist (arrest shtëpie)
6- Gjon Doka kryetar i këshillit qarkut (arrest me burg)
7-Dilaver Neli specialist në qarkun e Lezhës (arrest me burg)
8-Eduard Leka, ish-sekretar i komunës Shëngjin
9-Artan Djella, ish regjistrues
10-Ermando Jakaj, jurist
11-Enkelejd Zefi, inxhinier ndërtimi hartograf
12- Bledar Cara, jurist
13-Marte Gjergji, topografe
14- Luigj Palokaj topograf
Përfitues
15-Ndue Frroku
16-Gjin ose Vasil Frroku
17-Martin Frroku
18-Lekë Frroku
19-Vasil Gjoni
20-Pjetër Gjoni
21-Zef Gjini
22-Renato Malotaj ( futbollist)
23-Frrok Frroku.