Albspirit

Media/News/Publishing

Një kryebashkiake do arrestohet së shpejti

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, duke komentuar vjedhjen e pronave në bregdet u shpreh se së shpejti do të arrestohet edhe një kryebashkiak tjetër, nga e majta, por që nuk i ka punët mirë me Edi Ramën.

Ai tha në “Studio e Hapur” se bëhet fjalë për një kryebashkiake femër që mund të jetë vënë nga ish- deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima.

Salianji tha se mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.

“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjërat”- tha deputeti i PD.

Më 5 maj të vitit të kaluar kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ish-drejtori i Shërbimeve Publike, tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Oferta (KVO) si dhe dy mbikëqyrës punimesh janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shkak se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 129.4 milionë lekësh.

Kallëzimi u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar një sërë shkeljesh, midis të cilave është edhe pagesa fiktive prej 64.4 milion lekë për punë të pa kryera.

Please follow and like us: