BE rekomandon kod etik në mediat online
Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një ”kod etike” për të luftuar keqinformimin on line, sipas një raporti të publikuar sot.
Në mesin e ”10 parimeve bazë” të rekomanduara radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, sipas komisioneres europiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, e ngarkuar për këtë çështje.
Në një intervistë dhënë të premten për median, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit on line, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet europiane.
Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme europiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF) gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë.