Tentoi të vrasë me kaçavidë ish-të fejuarën, arrestohet shqiptari
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi plagosi me kaçavidë ish-të fejuarën e tij.
Kanë qenë fqinjët të cilët lajmëruan policinë për ngajrjen e ndodhur një ditë më parë, në rrugën Sarteano në Siena.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u ndalua nga fqinjët, dhe më pas u arrestua nga karabinierët, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “tentative vrasje”.
Po ashtu, mediat në Itali shkruajnë se 27-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë në spital.
Sherri mes dy ish-bashkëshortëve kishte nisur pasi gruaja kishte shkuar në shtëpinë e tij për të marrë djalin e tyre 4 vjeç, pasi kujdestaria i takonte asaj.
Ata u konfliktuan verbalisht, por burri, emri i të cilit nuk dihet, shkoi edhe më tej duke e goditur me kaçavidë.