“Lapsi.al” përhap lajmin e rremë për Kadarenë
“Lapsi.al”, portali i Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut ka përhapur lajmin e rremë për gjoja gjendjen e vështirë shëndetësore të Ismail Kadaresë. Portali i referohet një farë Albi Lushi, i ashtuquajtur poet, por që nuk ka denjuar të marrë informacion nga vetë Kadare, nga bashkëshortja e tij Helena apo nga botuesi i “Onufrit”, Bujar Hudhri. Një shtet serioz për këtë lajm të rremë do të reagonte menjëherë, pa u marrë shumë me një vargëzues-budalla që pretendon se shkruan vjersha. Pas këtij lajmi që gjendet ende në portalin “lapsi.al” ka reaguar shtëpia botuese “Onufri”.
Reagimi i plotë
Shtëpia botuese Onufri përgënjeshtron me vendosmëri një lajm të rremë për shëndetin e shkrimtarit Ismail Kadare. Jemi të autorizuar të njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, se Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës. Kemi rastin e lumtur që t’ju bëjmë me dije lexuesve të tij të shumtë, se Kadare është në përfundim të librit të tij më të ri “Kur sunduesit grinden”, i cili do të dalë në Panairin e Librit të Tiranës.
Për lajmin e rremë të “lapsi.al” shiko më poshtë:
https://lapsi.al/2018/07/14/ismail-kadare-ne-gjendje-te-rende-ne-spital-gazetarja-jep-detaje-per-lajmin-e-bujshem-foto/