Ylli Pango: Mbi pedonalen dhe punë të tjera në Tiranë, Shkodër e Berat
Po thuhet nga zëdhënësja e PD se pedonalen e ka bërë Lulzim Basha. Jam i sigurt që zoti Basha as që pretendon se e ka bërë këtë punë se nuk ishte kryetar bashkie kur u bë projekti dhe na u dha fondi nga BE. Ja e vërteta:
“Zonjusha Zhupa. Fondin e BE e mori Ministria e Kulturës e cila bëri dhe projektin e pedonales. Kur u bë projekti dhe u mor fondi, kryetar bashkie ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha. Unë isha ministër i Kulturës. Pedonalen e Tiranës nuk e bëra unë, por stafi im i Ministrisë ku bëja pjesë dhe unë si Ministër. Edhe aplikimin dhe marrjen e fondit. Ju lutem. Unë nuk pres ndonjë lëvdatë as sbpërblim por të respektojmë të vërtetën. Kështu u gënjye dhe për pedonalen e Shkodrës qw thanë e bëri Jozefina. Jo! E bëri stafi i Ministrisë së Kulturës ku bëja pjesë dhe unë si Ministër. Edhe godinën e Ministrisë së Kulturës që po shembej e ribëri stafi ynë dhe sot prapë mediat thonë: ish Lidhja e Shkrimtarëve. Jo! Është ish Ministria e Kulturës që sot është bërë godina e Vetingut pa ndonjë ndryshim fasade. Edhe Beratin po ai staf luftoi dhe e bëri pjesë të Trashëgimisë Kulturore Botërore, edhe turizmin malor të 40 haneve ai e filloi, edhe reklamat e vetme me çmime minimale në CNN e në Euronews që nuk u përsëriten më kurrë, edhe bibliotekën e re të librit të huaj te Rruga e Elbasanit, edhe godinën e re të Institutit të Monumenteve të Kulturës që e bëmë me italianët…edhe…edhe…u lodha…duke shkruar…aso kohe nuk lodheshim së punuari nga mëngjesi në darkë: Kishim staf fantastik.
Ju lutem mos përvehtesoni punën e një stafi të tërë. I KA KRYER MINISTRIA e KULTURËS të gjitha këto punë të mira e të tjera nga 2007-2009. Ju lutem na shani, na dërmoni, na injoroni. PUNËN mos e përvehtësoni”!